Musa: Krimet që u janë veshur UÇK-së kanë qenë të pamundshme

Në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundrejt Pjetër Shalës, ish-ushtar i UÇK-së, por që pas pak ditësh do të nisë procesi edhe ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Duke qenë se ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është vazhduar paraburgimi, nga Prokuroria Speciale e Hagës, me arsyetimin se mund të rrezikohen dëshmitarët, avokati Skender Musa vlerësoi se ky arsyetim është i pavend.Sipas tij, tanimë do të nisë procesi gjyqësor dhe të gjitha dëshmitë dhe provat janë të njohura, ndërkohë që dëshmitarët e panjohur, të mbrojtur, nuk kanë ndonjë rrezik potencialë, ngase për ta nuk dihet asgjë, duke shtuar s Policia e Kosovës ka aftësi të mbrojë e të zbatoje çdo masë, për ta realizuar çdo vendim i lëshuar nga Gjykata.

Musa theksoi se në drejtësi rrethanat specifike përfshin shumë gjëra, në radhë të parë bëhet fjalë për peshën e veprave penale, që mund të jenë të natyrave të ndryshme si: vrasje, keqtratjimve, kundër krimeve të luftës, etj., për të cilat organet e drejtësisë në Kosovë kanë dëshmuar se janë në gjendje të zbatojnë të gjitha vendimetNdërsa lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, që pritet të nisë më 3 prill, avokati Musa theksoi se do të jetë një proces i gjatë dhe me rëndësi sepse këta liderë do të përballen me drejtësinë ndërkombëtare deh me një numër të madh të dëshmitarëve të cilët janë të përgatitur nga Serbia dhe disa vende të tjera, aleate të Serbisë.“Edhe pse ka shumë dëshmitarë, sfida më e madhe për ish-krerët e UÇK-së, dhe për mbrojtjen do të jetë jo vetëm mbrojta e tyre, por edhe e luftës së UÇK-së, në bazë të të cilit jemi çliruar si vend. Duhet të luftohet në të gjitha drejtimet që të hiqet njolla e UÇK-së, sepse krimet që u janë veshur asaj kanë qenë të pamundshme”, deklaroi avokati Musa  e fundit në RTK.

Avokati Musaj më tej sqaroi se aktgjykimet e mëhershme ndaj Haradinajt e Limajt, kanë vërtetuar se nuk ka pasur hierarki institucionale dhe për më tepër nuk ka pasur shpërngulje masive të serbëve nga Kosova, sikundër ka pasur nga ana e shqiptarëve nga ushtria serbe.“Prokuroria është e obliguar ta bëjë identifikimin e saktë e objektiv të aktakuzës që në këtë rast ajo nuk ka arritur ta bëjë, veç kësaj Prokuroria ka dështuar t’i lidhë të akuzuarit me ndonjë veprim konkret, duke përfshirë edhe në atë që pretendohet si “Ndërmarrej e Përbashkët Kriminale”, ngase që të jetë funksionale kjo, do të duhej të ekzistonte lidhja e tyre nga lart-poshtë, me vartësit e tyre, gjë që kjo nuk ka arritur të sqarohet në aktakuzë, me çka nuk mund të pretendohet një gjendje faktike” ka deklaruar avokati Musa.