Kjo qeveri është duke e drejtuar vendin tepër keq dhe meriton të ndalet./Shkruan; Hisen BERISHA, Deputet.
.
Përkundër faktit se kjo qeveri është duke e drejtuar vendin tepër keq dhe meriton të ndalet për shumë për falimentim ekonomik zhvillimor e varfërimin sicial si dhe humbjen e shanseve për integrime qe 10 vite së paku, PDK mund të bëhet pjesë në një mocion, vetëm nëse qeveria nuk e shtrinë dialogun me spektrin politik dhe nëse e injoron bashkëpunimin me opozitën për çështje vitale të vendit. Po ashtu, PDK mund ta mbështes mbështet mocionin për ndaljen e kësaj qeverie nëse vazhdon me i tensionua marrëdhëniet me partnerët strategjik dhe nxit disponim qytetar kundër aleatëve strategjik. Zgjidhja për situatën në Veri duhet të jet një marrëveshje të harmonizuar në mes, Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesve të Komuniteteve të katër Komunat në Veri, me theks atij serb kosovar, PUN e QUINT, në koordinim me Ambasadën e SHBA, për të caktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto katër komuna që po kontestohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen jo më afër se gjashtë muaj. Ndërkohë të katër kryetarët e zgjedhur mbajnë dhe ushtrojnë pozitat e tyre si kryetar të zgjedhur dhe duke i legjitimuar e funksionalizuar mandatet e tyre. Pasi të shpallën zgjedhjet lokale në komunat në Veri, i tërë spektri politik kosovar, shoqëria civle dhe palët e interesuara, të dakordohen që të shkohet në një qeveri me bazë të gjërë, apo gjithëpërfshirëse. Kjo qeveri nuk do të kishte mandat të kufizuar në kohë por që vazhdon deri sa të përmbushen të gjitha obligimet që ka Kosova, me theks zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe arritjen e marrëveshjes finale me njohje të ndërsjellë dhe garan ë të SHBA, me përmbylljen e procesit të shtetësisë. Po ashtu, kjo qeveri duhet të ketë në programin e saj qeverisës edhe reformën në drejtësi dhe sistemin zgjedhor, si dhe përmbylljen e transformimit të Forcës dhe arritjen e KPO. Kjo qeverisje do të përmbyllte të gjitha ato tema, me të cilat liredshipet partiake gjatë këtyre viteve, kanë krijuar kauza pas të cilave nuk kan mundur të qëndrojnë dhe as ti përmbushin. Pra, kanë ndërtuar kauza të rrejshme që si kanë përmbushur dot, ngase nuk janë varur vetëm nga Kosova, por edhe nga diplomacia ndërkombëtare dhe partnerët strategjik e aleatet. Kjo do të bënte të mundur që lidershipet e ardhshme në zgjedhjet e ardhshme në Kosovës, pas përfundimit të mandatit të kësaj qeverie gjithëpërfshirëse, të mos vijnë më me agjenda elektorale e kauza fiktive, të paqëndrueshme dhe mashtrime, por do të ofrojnë programe të karakterit zhvillimor në ekonomi, arsim, shkencë, infrastrukturë, etj. që do ta bënin Kosovën një vend nga ku nuk do të ikej më dhe vend të mundësive të mëdha. Pra mjafton vullneti i mirë dhe patriotizmi për ta arritur një stabilitet afatgjatë dhe zhvillim permanent./www.qendrapress.com/