Komuna e Prizrenit sot, filloi shpërndarjen e mekanizmit bujqësor, për qindra fermerë.
Pas një punë intensive që ka bërë Drejtoria e Bujqësisë si dhe drejtori Bexhat Bytyçi, në projektin Furnizimi me mekanizëm bujqësor me bashkëfinancim projekt që kap vlerën prej 178 mijë e 200 euro, sot kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtori Bexhat Bytyçi dhe afati i kësaj drejtorie filluan shpërndarjen e motokultivatorëve me freza për 210 fermerë, freza me gjatësi 1, 6 me tra 87 fermerë dhe përfitues të spërkatëseve janë 50 fermerë. Lidhur me këtë kryetari Totaj me këtë rast tha s se sot po fillojmë ndarjen e këtyre mjeteve bujqësore duke shpresuar dhe do të ndihmojmë në bujqësinë dhe ky projekt kapa lartësinë prej 178 mije e 200 euro dhe besojmë se kështu po ju krijojmë kushte më të mira për bujqit që merren me përpunimin e tokës. Pas kësaj ne kemi biseduar me fermerët Shefit Morina nga Landovica dhe Ismet Dakaj nga Korisha të cilët u shprehen falënderuar për ndihmën e komunës që po i ndihmojmë fermerët dhe ata ton se kjo ndihmë do të ndihmojë edhe bujqit sepse punimi i tokës tashëm pa ka rëndësi të shumëfishtë për Kosovën .Në këtë projekt fermerët kanë vetë participuar vetëm me 20 për qind të mjeteve , kurse mjetet tjera i ka subvencionuar Komuna e Prizrenit. /Rtv Besa/