Sot, u tregua pafytyrësia e BE-së –Shkruan:Skënder MORINA, prof

                                Në vend që të kërkonte nga Serbia të zbardhë fatin e mbi 1650-të personave të cilët i kidnapoj në shtëpitë e tyre dhe ende sot e kësaj dite nuk jep informacione ,BE-ja kërkon nga qeveria e Republikës së Kosovës heqjen e taksës për mallrat e shteti serb shtet ky i cili vrau masakroj dhunoj plaçkiti dogji, bëri pastrim etnik dhe gjenocidi dhe s’la gjë pa bërë kundra popullit tonë.

BE ,ndali presionet ndaj shqiptarëve të vrarë të dhunuar të djegur e të plaçkitur e kidnapuar dhe presion bëju atyre që bën katër luftëra në Ballkan dhe lanë dhjetëra mijëra të vdekur, mijëra femra të dhunuara, dhjetëra mijëra shtëpi të bëra shkrumb e hi, dhjetëra mijëra refugjat dhe për të gjitha këto ju zotrinjët e BE-së kurrë s’kërkuat nga Serbia as të kërkoj falje dhe as të paguaj dëmshpërblim për dëmet e këtyre katër luftërave.

Përkundrazi ju hoqët vizat për qytetarët e Serbisë, dhe po i hapni kapitujt një nga një për anëtarësimin e shtetit serb shtet ky që pas luftës së dytë botërore bëri masakrat më makabre dhe solli tragjeditë më të përgjakshme për katër kombe në ish jugosllavi për tri kombe të të njëjtës prejardhje sllave, sllovenëve kroatëve, boshnjakëve dhe kombit shqiptar me prejardhje iliro-pellazge.

BE këto veprime tuaja në raport me Kosovën dhe shqiptarët si komb janë të turpshme kur dihet se vlerat dhe civilizimin tuaj e mbrojti me shpatë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe e ushqej me vlera shpirtërore shqiptare Shën Tereza bija e kombit tonë të lashtë.

Evropë në krah të kujt jeni, në krahun e atyre që shkaktuan tragjedi dhe gjakderdhje apo në anën e atyre që mbrojtën shtëpitë e tyre dhe kombin e tyre liridashës që gjithmonë ishte për paqe dhe harmoni me kombet e tjera jo vetëm sot dhe dje por gjat gjithë historisë së tij të lashtë./www.qendrapress.vom/