Kosova e Serbia diskutojnë sot në Bruksel për çështje të bashkëpunimit ekonomik
Sot. në Bruksel do të zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur dje se në takimin e sotëm do të diskutohet për çështje të bashkëpunimit ekonomik.
Delegacionin e Kosovës pritet ta drejtojë koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni.
Ky takim do t’i paraprijë një takimi tjetër të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu në Bruksel.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe.