Krasniqi kritikon Qeverinë se nuk po bën asgjë kundër Gjykatës Speciale

                                     Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.Ai përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook,ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta mbështes fjalimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raporton Zeri.info.“Jemi tu e pa angazhimi aktiv të shtetit shqiptar me e hedh poshtë raportin e Dick Martyt në të cilin bazohet Gjykata Speciale, ama nuk jemi tu pa asnjë reagim të Qeverisë së Kosovës, more as me e mbështet deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, as më i thënë ‘bravo çka fole’, as me i thanë ‘ne qëndrojmë mbrapa juve’. Përkundrazi, Kosova ka heshtë, qeveria Kurti ka heshtë, qeveria Kurti është duke i çu mesazh Këshillit të Evropës, që çka po thotë Shqipëria ne nuk pajtohemi, se përndryshe kish dalë kish folë, e kish bë se paku një lobim, e kish taku se paku një diplomat ndërkombëtar për me i thanë se kjo Gjykatë Speciale është e padrejtë”, ka shkruar ai. Krasniqi po ashtu ka kritikuar edhe qëndrimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.“Madje e kemi Presidenten, e kemi ministren e Punëve të Jashtme, të cilat dalin dhe thonë se kryeministri i Shqipëri neve nuk na përfaqëson, nuk bënë me folë në emër të Kosovës. Është e qartë pse. Sepse ministrja e jonë e jashtme, Donika Gërvalla ka deponuar dosje kundër UÇK-së, nuk ka lënë të zezë pa folë kundër UÇK-së. Prandaj, sot nuk e mbrojnë UÇK-në. Është gabim kjo qasje e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai. /Zëri