Kryeministri Hoti thotë se Policia dhe Inspektorati po dështojnë të zbatojnë masat anti-COVID
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë të mbajtur për medie, ka bërë akuza drejt Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit se nuk po arrijnë t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Hoti ka thënë se Policia ka lejuar që të mbahen edhe protesta gjatë kohës kur janë ndaluar tubimet me vendim qeveritar, shkruan Reporteri.net
Hoti ka thënë se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Pristhinës pa leje dhe s’është ndërmarrë asgjë.“Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe policiës në disa raste. Ka pasur protesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive.Zingjiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti.
Ai gjithashtu ka thënë se pas vlerësimit të situatës aktuale me COVID, kanë ardhur në përfundim që tri masat që duhet të zbatohen detyrimisht janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale.“ Ne bëmë një vlerësim të situatës në të cilën jemi. Ju e keni pa rritjen e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. Dhe po mundohemi që të koordinojmë aktivitetet për të menaxhuar këtë sitautë. Kemi humbur tre mjekë, dhe në këtë rast dëshiroj të shprehi ngushëllime dhe për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga kjo pandemi.Tri instrumentet që na ndihmojnë të parandalojmë këtë situatë, derisa s’kemi vaksinë.Mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienes personale”, ka shtuar Hoti.