Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, rikujton gjenocidin në Srebrenicë

Srebrenica: 31 vite dhimbje, kujtesë dhe thirrje për drejtësi

Sot, më 11 korrik, bota kujton një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore — gjenocidin në Srebrenicë.

31 vite më parë, mbi 8,000 burra dhe djem të pafajshëm boshnjakë u vranë mizorisht në një zonë që supozohej të ishte e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Srebrenica nuk është thjesht një ngjarje në librat e historisë. Ajo është një plagë e hapur, një kujtesë e vazhdueshme se ku mund të çojë urrejtja, nacionalizmi ekstrem.

Sot nderojmë kujtimin e viktimave, bashkëndjejmë me nënat, motrat dhe familjarët që ende kërkojnë eshtrat e më të dashurve të tyre, dhe zotohemi të mos harrojmë kurrë.

Paqja ndërtohet mbi të vërtetën dhe drejtësinë, jo mbi mohimin.

Never forget. Kurrë mos harro.

/QendraPress/