Çaste poetike me poeten:Nexha REÇICA

Shemsi Reçicës

(Xhaxhait tim)

Nuk ishte krim të doje atdheun,

as të mbroje fjalën e lirë.

Por koha e padrejtë

ta veshi lirinë me pranga.

Ti ishe profesor,

mbjellës i dijes dhe i shpresës.

Në bankat e jetës mësove breza,

ndërsa në burg mësove qëndresën.

Qelitë nuk e burgosën mendimin tënd,

as errësira nuk e shoi dritën e shpirtit.

Sepse burrat si ti

e mbajnë lirinë në zemër.

Në të njëjtin burg me Ukshin Hotin,

ndatë dhimbjen,

por kurrë nuk e ndatë besimin

se një ditë dielli do të lindte për Kosovën.

Sot emri yt nuk është vetëm kujtim.

Ai është një faqe nderi

në historinë e një populli

që lirinë e pagoi shtrenjtë.

Përulem para jetës sate,

para sakrificës dhe dinjitetit tënd.

Sepse liria nuk na erdhi dhuratë,

ajo mbërriti mbi supet e burrave si ti.

/QendraPress/