Kryetari Shaqir Totaj, nëshkroi sot memorandum bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
Kryetari Shaqir Totaj, nëshkroi sot memorandum bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani, qëllimi i të cilit është mbështetja e Universitetit në organizimin dhe mbarëvajtjen e Shkollës Verore Ndërkombëtare 2023, si aktivitet që kontribuon në ndërkombëtarizimin e Universitetit “Ukshin Hoti” si dhe në realizimin e misionit dhe vizionit të tij si institucioni më i lartë arsimor, në ofrimin e edukimit cilësor në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.