Kur do ti dorëzohet dekorata ish presidentit kroat Mesiq ‘’Qytetar Nderi’’i miratuar nga Kuvendi i Prizrenit.?!- Qazim THAÇI
Me 24 maj 2002, Kuvendi i Prizrenit dhe kuvendarët prizrenas unanimisht bënë një akt të madh e të vlefshëm duke e shpallur dhe duke e votuar unanimisht ‘Qytetar Nderi’ ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq . Kjo vërtet e nderoi Kuvendin dhe unitetin si dhe vetë Prizrenin, Pastaj u tha se ish presidenti kroat ka merita për këtë e po ashtu dihet se ai ishte i deklamuar pro Kosovës bile edhe duke vu plisin e bardhë e me veshje shqiptare. Dhe sipas rendit ai me datë 26 maj 2022 duhej në Kuvendin e Prizrenit të vinte për ta marrë këtë titull nderi, ajo datë u shty në heshtje dhe pa zhurme. Sepse ata që ishin iniciatorë dhe kontribuues në këtë drejtim për në nderuar me titullin’’Qytetar Nderi’ ish kryetarin kroat u tha s sekretari i parë i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mirëpo ,ne pyesim këtë titull të madh e të nderuar të Kuvendit e kuvendarëve prizrenas athua do të ka mundësi të ia dorëzojnë me datën madhore të këtij viti jubile të LSHP pra me 10 Qershor 2022, Kjo do të nderonte dyfish mendojë edhe ish presidentin kroat edhe vetë kuvendarët prizrenas, Në të kundërtën kjo shtyrje edhe duke ditur gjendjen e sekretarit, mos po u shendrohet ‘’ shuplakë’’ kuvendarëve të cilët unanimisht dhanë votën e tyre. Apo mos u gabua në hapa në këtë drejtim dhe kjo vonesë u bë. Dihet se në këtë vonesë nuk mund të fajësohet kryesuesja e as kryetari i komunës, Pasi që dihet se kryetari deri tash është vizituar nga ambasadorë, delegacione afariste e biznesore diplomatike sigurisht më së shumti në Kosovë, Kurse ai dihet para se të zgjidhej kryetar ka takuar majat e diplomacisë kroate,kurse posa është zgjedhur kryetar ka takuar kryetarin e Dubrovnikut e kështu me radhë. Kjo po jep kuptim se në këtë rast mund të jenë gabuar hapat,sepse Prizreni ka përplot lidhje të fuqishme me Kroacinë, Në aspektin ushtarak ku mijëra kosovarë luftuan për lirinë e Kroacisë deri në flijim. Pastaj, në këtë drejtim pikërisht nga Prizreni kemi gjeneral të shpallur si E.Çollaku, afaristë e shumë të tjerë që këto lidhje i kanë mbajtur e mbanë të fuqishme e tani edhe në parlamentaren z.Përlaskaj. Nëse është shëndeti arsye kjo çështje mund të bëhet besojmë që më 10 Qershor ti dorëzohet e mos të mbetet tash pezull ky vendim i madh e i drejtë i kuvendarëve prizrenas..!!!!!!/qendrapress.com/