Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë

               Dy vetura janë përfshirë nga flakët në një parking në Prishtinë.Zjarri është lokalizuar, njofton policia me anë të raportit 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE /Prishtinë 28.05.2022 – 05:00. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private, që ishin të parkuara në parking. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Veturat e përfshira nga zjarri janë konfiskuar për ekzaminim dhe hetime të mëtutjeshëm.