Kurti nxjerr pamjet e vendit ku u rrëmbyen policët e Kosovës: Pse KFOR-i s’po del me deklaratë zyrtare?

                    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili u mblodh pas zhvillimeve të djeshme në veri, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga focat serbe.Kurti tha se rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë e hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin në veri.Kurti është shprehur i habitur edhe me faktin që KFOR-i ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarja, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kurti tha se në vendngjarje janë gjetur pranga plastike e gjurmë të çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë.“Kidnapimi i tre policëve ka ndodhur në këtë vend i cili është thellë në territorin e Kosovës, një kilometër larg kufirit në njërën anën që i bie të jetë pjesa veriperëndrimore…”Kemi edhe fotografitë e rrugës së prerë ku shihet qartë se ata nuk kanë mundur të shkojnë andej siç pretendon Serbia. Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet e kontrabandës.Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR, Policia dhe janë gjetur edhe gjurmët e çizmeve këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, e po ashtu edhe pranga lidhëse plastike. Si është e mundur që ato u gjetën brenda territorit të Kosovës. Vazhdon të më habisë që as fakti që as të nesërmen me këtë të vërtetë që po e shpalosim nuk del as zyrtarisht KFOR me shpjegim zyrtar se ku është ky vend, ky vend është në Republikën e Kosovës qartazi. Edhe automjeti, edhe ushqimi që kanë ngrënë policët e Kosovës gjithçka është thellë në Republikën e Kosovës. SAJ dhe Kobra janë njësitë e Serbisë që e kanë bërë kidnapimin. Nuk bëhet fjalë për arrestim.Ne me partnerët tanë i ndajmë informatat por heshtja e tyre nuk besoj se i kontribuon as deeskalimit, as hetimit e as drejtësisë”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net