LAJMI I FUNDIT: EDHE NJË VIKTIMË NGA COVID-19

0

  Edhe një viktimë nga COVID-19

Nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një i moshuar nga fshati Llaushë, i diagnostikuar me Covid-19.Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjarët e Sheqir Osmanit, i cili vdiq si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.“Ekipi i Shtabit lokal emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *