Majlinda Kelmendi nuk mban lotët: Për shumë vite kemi qenë vetëm unë dhe Toni kundër botës
Majlinda Kelmendi të hënën i dha fund karrierës së saj si xhudise nën ceremony shtetërore të organizuar nga Presidentja, Vjosa Osmani.Kelmendi, gjatë fjalimit të saj mes lotësh ka treguar fillimin e karrierës së saj si xhudiste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qene trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës. Prej moshes 15 vjecare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes, do ta bëj maksimumin për të të bërë krenar”, ka thënë Majlinda.