Marsi i së dielës  poetike me poeten;-Donika Meta GJURA

DIKUR KJO ODË!

———–

Dikur kjo odë për miq shërbente,

Veç i zoti shtëpisë ulur rreth oxhakut,

As grua as fëmijë në k’të odë nuk hynte,

Në histori, kjo ishte traditë e dibranit..

Kjo odë e shtruar me shilte, qylym,

Me sexhade me lule varur në murë,

Reth oxhakut filxhanat e kafesë me ibring,

Në k’të odë hanin e pinin veç burra..

Mbushur oda plot me miq që kanë ardhë,

I zoti shtëpisë çohej në këmbë,

Tabaken me filxhana në dorë e ka,

N’mes të tabakes kutinë me duhan..

I përshëndeste të gjithë miqtë me renë,

Bujrëm or mik, mirëse ke ardhë,

Do t’rrimë sonte e do t’bëjmë aheng,

E të kalojmë, s’bashku këtë

natë!

/www.qendrapress.com/