Mbrëmë u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm edicioni i tretë i “Selam Fest” në Prizren.

     Mbrëmë me një program të pasur artistik, kulturor dhe fetar, u përmbyllë edicioni i tretë i festivalit “Selam Fest”, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren. Në këtë festival morën pjesë personalitete nga institucionet fetare e shtetërore, si dhe mysafirë të shumtë.

Mbrëmja përmbyllëse u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon efendi Ibrahimi, i cili u uroi mirëseardhje të pranishmëve të shumtë dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuan në organizimin e festivalit duke  falenderuar edhe pjesmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, zv ministren e kulturës  Nora  Arapi Krasniqi dhe  të parin e kumunës së Prizrenit Shaqir Totaj  si dhe haxhallarë e të pramishëm të tjerë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mbajti fjalën e rastit, duke vlerësuar rëndësinë e organizimeve që promovojnë vlerat shpirtërore, kulturore dhe edukative.Pastj thë se  sonte jemi këtu në  priyrenine  traditës  dhe kulturës, Andaj dua të them se Islami është  fe e mirëkuptimit tolerancës  dhe  dua të them se  në Ku’ran shkruan se  o ju njerëz  juve  ju kamë  ndarë  në  besime  që të  bashkëpunoni e  të  jeni  mirëkuptues e jo ndarës , Pastaj  ai  ka  lavdëruar edhe organizatorët e këtij  festivali

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili përgëzoi organizatorët për realizimin e suksesshëm të festivalit dhe vlerësoi kontributin e tij në pasurimin e jetës kulturore dhe shpirtërore të qytetit.Ku  ka  më  mirë se organizimi I një fesstivali në qytetin e tolencës  në  qytetin e traditës dhe  mbi të  gjitha  të  kulturave të ndryzshme që  funksionojnë shumë mirë tha krytari Totaj.

Programi artistik u kurorëzua me performancën e këngëtarit të njohur – ilahistit, Adem Ramadani dhe grupit të tij, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionuese për pjesëmarrësit.

Me këtë mbrëmje u përmbyll edicioni i tretë i “Selam Fest 2026”, një festival që edhe këtë vit mblodhi qindra e qindra pjesëmarrës dhe ofroi një program të larmishëm me përmbajtje fetare, kulturore dhe artistike, duke promovuar vlerat e besimit, kulturës dhe traditës. /QendraPress/