Mbushen plotë 44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Si në 17 janarin e para 44 viteve më parë, në Gjemani, u vranë veprimtarët vëllezër, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka. Atentati ndaj tyre ishte organizuar në Gjermani, nga UDB-a serbe,aso kohe ish Jugosllave . Ndaj tyre saktësisht në Untergruppenbach, ishte shtënë 12 herë me plumba vrasës .
Sipas policisë gjermane, Jusuf Gërvalla, kishte qenë i vetëdijshëm deri në momentet e fundit, duke përmendur UDB-në si autore të autentatit. Pastaj aty ishte involvuar edhe një mjek serbë për vdekjen e Jusufit atdhetarit të madh dhe idolit të rinisë shqiptare të asaj kohe. Ata që të tre ishin zëra të fuqishëm të kauzës shqiptare për liri dhe pavarësi nga regjimi i atëhershëm jugosllav. Ata ishin vetë lufta për lirinë e Kosovës. Andaj sot e 44 vite pas ata rikujtohen nga shumë përsonaltete të Kosovës ish politikanë dhe politikanë e atdhetarë të sotëm. Jeta , vepra dhe porosia e tyre ende janë frymëzim i përhershëm I shqiptarëve./QendraPress/