ME POETEN KURBETÇARE: Fatime Kalimashi

0

KUSH PROVON EDHE GABON

Askush nuk është i përsosur

Secili ka nga një mangësi

Kush më pak e kush më shumë

Ndër të tjerët jam dhe unë edhe ti

Askush s‘ka lindur i ditur

Me kohë shkojmë duke mësuar

Asgjë nuk mund të mësohet

Nëse kurrë s’kemi provuar

Për dëshira duhet guxim

Përballja është mësim

Kush provon edhe gabon

Për mësim nuk është kurrë vonë

Asgjë në jetë s‘keni për të humbur

Çdo ditë e më shumë kërkoni dituri

Do ta njohim veten duke njohur vlera

Nga gabimet mësohet për herat tjera

FK

16. 8. 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *