Me rastin e vrasjes se një Nëne në Kamenicë -Reagon Prof, Amantina Pervizaj Kelmendi
A e vë ndokush dorën në zemër, a në mendje?
A ka ligj ky vend?!
A duhet që të jet fëmiu juaj viktimë për të reaguar!
Edhe sa gra duhet të masakrohen nga burrat e vet?!!!
Edhe sa fëmijë do të lihen bonjak nga vet baballarët e tyre?!!!
Edhe sa kohe duhet që drejtësia të ngrihet nga agonia e të reagoj?!!!
Gjaku duhet të jetë i helmuar,truri duhet të jetë i kalbun,e zemra e një kanibali, që të masakrohet Nana e fëmijëve tu… Nana e foshnjës tënde vetëm 1 muajshe!!!
As fe e as besim,as njerëzi,e aq më pak mendësi nuk jep dot skjarim në këtë akt makabër!
Po trajtohet femra ‘më zi’ se në mesjetë e ne flasim ‘broqkulla’ për standarde,barazi,kuotë,e besa edhe përparësi në raporte në letër!
Thërrisni mendjes e njerzisë,reagoni e merrni masa se vajza ime dhe e juaja do të jetë viktima e rradhës e skizofrenëve,të sëmurëve mendorë,kriminelëve, kretenëve të llojeve të ndryshme që i kemi dhënë hapësirë veprimi e besa ua kemi/keni dhuruar për bashkëshorte vajzat tona-që ‘nesër’ mund edhe të ia mbledhim organet e shpërndara nëpër kontenier!
Turpi i mbuloftë e drejtësia hyjnore dhe ligjore i ndëshkoftë të gjith ata që mundën por neglizhuan!/qendrapress.com/