Memorandum Mirëkuptimi për aktivizimin qytetar te të rinjtë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Teach For Kosova për bashkëpunim në zbatimin e programit të kësaj organizate në Prizren. Projekti “Promovimi i të menduarit kritik dhe qytetarisë aktive te të rinjtë” do të realizohet në kuadër të fushës së demokracisë dhe shoqërisë civile, me mbështetje financiare nga National Endowment for Democracy. Ky memorandum përfshin krijimin e grupit të “Aktivizmit qytetar” brenda një shkolle të mesme në Komunë, si dhe asistimin nga ana e Komunës për realizimin e projektit në mënyrë sa më cilësore.