Mirënjohje ”Pos Mortum”- për ata që kontribuuan palodhur në SHKA’’Agimi’’ –Shkruan; Liman ASLLANI
Prizren, 31.10.2024
Këshilli Organizativ për Shënimin e 80 Vjetorit të SHKA “AGIMI” në koordinim edhe me Kryesin e Shoqërisë, organizuan një takim ,me familjaret e personaliteteve, që dhanë kontribut të veçantë për dekada e që më nuk janë në mesin tonë.
Duke përshëndetur të pranishmit, Festim Bytyçi -Kryetar i Shoqërisë, tha se familjarët e personaliteteve që po përkujtohen sot, duhet të jenë krenar me ta , ashtu si në në ‘’AGIM’’ që krenohemi me punën e tyre me dekada në Shoqëri, për çka edhe slogani këtij jubileu është 80 VJET KRENARI,
Me këtë rast u ndanë edhe Mirënjohje për këto personalitete; DASHNOR XËRXA, ALAJDIN BOJAXHIU, ENGJËLL BERISHA, SUBHI PASULI, FLORENT HOXHA, ZEF DELHYSA, XHELADIN KASTRATI, LUAN SPAHIU, DAVER MASHKULLI, SHTJEFËN LAÇI, FIKRIM EMRA, LAJDE BERISHA , SYLEJMAN DAPKO, Yll ZAJMI, ENGJËLL ÇETA, BUJAR LAÇI, AGIM SIQECA dhe FERIHA SHPORTA HOTI.
Me këtë rast Kori Shoqërisë, nënë dirigjimin e Veton Perollit u paraqit me disa pika korale.
Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e Shoqërisë: Kadri Skeja, Salajdin Krasniqi, Bujar Spahiu dhe anëtarë tjerë./www.QendraPress.com/