Mos po shqetësohet për gjendjen e tanishme në Prizren edhe Stambolli ?!-Shkruan Kastriot Fregni
Tani kur kanë mbetur më pak se 72 orë deri tek vendimi i madh që duhet të hedhet në kutinë e votimit, Shumë prizrenas e kanë kuptuar shqetësimin e kryetarit aktaul Mytaher Haskuka,se ai për shkak të mos realizimeve të projekteve dhe premtimeve megalomane që iu dhe qytetarë , po e pret një tjetër fat. Tani këtë po e bëjnë më dije shumë familje bile edhe lider partiak nga KDTP duke e akuzuar ministrinë Fikrim Damka, se një pjesë madhe anëtarëve të këtij subjekti politike në takime jo krejt të fshehta i kanë premtuar votën për Shaqir Totajn. Edhe shumë pjesëtarë të komunitetit boshnjakë tani edhe zyrtarisht edhe jo zyrtarisht në takime të fshehta e të hapura po i premtojnë kandidatit Shaqir Totaj, se do ta bëjnë kësaj radhe ndryshimin, Duke pa gjithë këtë realitet tashmë duket se ka zëra se edhe Stambolli po shqetësohet për gjendjen në Prizren. Por,siç duket kësaj radhe verdikti i popullit vërtetë ka vendosur për ndryshme, por jo për ndryshime kozmetike siç ndodhën për katër vitet e shkuara. Por, duan ta votojnë ndryshimin realë që sipas tyre po u bien Shaqa. Shumë qytetarë tashmë duke u bazuar ne realitetin e krijuar kanë vendosur ta votojë Shaqir Totaj ,sepse serioziteti i tij tashmë po i bind edhe ish simpatizantë e ndoshta edhe anëtarë të LVV ta ndërrojnë qeverisjen lokale e të shohin se ndryshmi i duhet fëmijëve të tyre, i duhet të ardhmes së këtij vendi. Në këtë paraqitje vetëm kaq, kurse nesër ju sjellim edhe faktet tjera me emra e mbiemra që prizrenasit tashmë i duan këto ndryshime dhe nuk duan ta humbasin realitetin ri që e duan për Prizrenin e Besëlidhjes. Nesër ju sjellim dëshmitë sa cilat projekte ishin premtuar e nuk janë realizuar ku do të flasin ekspert të fushave,