MOTI PËR SOT DHE NESËR
Moti për sot dhe nesër në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga e premtja do të ketë mot me diell dhe me vapë. Të shtunën do të ketë qarkullim të masave ajrore duke kushtëzuar kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu.
Mot me shi parashihet në rrafshin e Dukagjinit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.