Të martën, territori do të ndikohet nga një sistem frontal më i fuqishëm, i cili pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Në disa zona, reshjet mund të jenë më intensive dhe të shoqëruara me aktivitet të shtuar konvektiv, përfshirë rrufe.

Edhe dita e mërkurë do të karakterizohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme, megjithatë reshjet do të jenë më të shpërndara dhe kryesisht në formë rigash lokale, si pasojë e dobësimit gradual të sistemit frontal.

Nga dita e enjte pritet përmirësim i dukshëm i motit, falë riaktivizimit të fushës anticiklonike, duke sjellë kushte më të qëndrueshme dhe me më pak mundësi për reshje.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato paraqiten përgjithësisht të favorshme gjatë gjithë javës.

Temperaturat minimale nuk pritet të zbresin në vlera negative, përveç ndonjë zone malore, duke përjashtuar rrezikun nga ngricat pranverore dhe duke krijuar kushte të mira për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe aktivitetet në terren