Mu plakë në vetmi, është e rëndë”, rrëfimi prekës i të moshuarit nga Lladrovci 
Pothuajse kohën më të madhe të ditës së tij e kalon në kopsht. Ky është Ramadan Bibaj nga Lladrovci, i cili ka një pasion të madh për pemët. Qysh në moshë rinore, ai filloi mbjelljen e tyre, duke vazhduar të kujdeset për to edhe gjatë ditëve të sotme.Natyrshëm, kur ke një kopsht të madh me pemë duhet një përkujdes i madh për to.
Ndryshe, 73 vjeçin po e brengosë shumë fakti i braktisjes së Kosovës. Me lot në sy tregon mallin që e ka për nipërit e mbesat.