Murati akuzon Kurtin: Po dëshiron që ta dështojë dialogun me Serbinë

0

                                     Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po përdor taktika që çojnë drejt dështimit procesin e dialogut.Për më tepër, ai e quajti Kurtin politikan të ‘status quo’, e për të cilën tha se i bën dëm të madh Kosovës.“Kurti ka ardhur në pushtet duke e refuzuar krejtësisht procesin e dialogut. Tani ai e ka strategjinë që ta dështojë dhe të mos prodhojë rezultat. Prandaj edhe përdor këto taktika që i ka bërë në funksion të sabotimit të një rezultati që mund të nxjerrë dialogu.”Murati gjithashtu tha se Kurtit i mungon edhe guximi për të përfaqësuar një ide se si duhet përfunduar ky dialog dhe një projekt më i guximshëm.Ai gjithashtu akuzoi edhe udhëheqësit e mëhershëm për të njëjtën gjë.“Që të mbesim në status quo dhe bisedimet të mos japin një zgjidhje, Kurti sot është përfaqësuesi më kryesor, por të tillë ishin edhe më parë. Janë përfaqësues tipikë të status quo, duke menduar se nga kjo përfiton Kosova edhe pse s’jemi BE, NATO, OKB dhe në shumë organizata të tjera”, tha ai në Klan.Po ashtu, ai kritik u shpreh edhe për atë se dialogu në Kosovë shihet si një imponim nga aleatët dhe jo si një domosdoshmëri që do të zgjidhte problemet me e Kosovës me Serbinë.“Bisedimet Kosovë-Serbi po ndodhin edhe për shkak të interesit të BE-së dhe SHBA-së që të mos bie Serbia në ndikimin rus dhe kinez”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *