Në emër të Odës Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona

Në emër të Odës Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për pjesëmarrjen në konferencën e mbajtur më 8 tetor në Tiranë për projektin e partneritetit të Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri-Kosovë, “Crafting a Better Future”. Kjo konferencë shërbeu si një platformë e rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet zejtarisë së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për të forcuar lidhjet me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë figura të shquara nga sektorë të ndryshëm, përfshirë:

Z. Ralf Hellrich, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Zejeve Koblenz në Gjermani

Shkëlqesia e tij Karl Bergner, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

Z. Agim Krasniqi, Zyrtar i Lartë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë

Znj. Constanze Kuesel, Drejtuese e Departamentit Ndërkombëtar në Dhomën e Zejeve Koblenz

Z. Afrim Tejeci, Kryetar i Oda e Prizrenit

Znj. Rezarta Ajazaj, Drejtuese e projektit Shqipëri/Kosovë në Dhomën e Zejeve Koblenz

Z. Luan Bergasi, President i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri

Z. Koli Sinjari, Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri

Znj. Estela Koni, CEO i La Griffe Academy/Fondacioni Mbrojmë Gruan

Z. Ilir Tafaj, President i SHPPAT/New Generation

Z. Bujar Istogu dhe znj .Valmira Sejdiu Zyrtar të Lartë në Ministrinë e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësisë të Kosovës

Kordinator i projektit për Kosovë z Dren Krusha.

Znj Zejxhane Celina kordinatore dep.Gruasë

Shum anëtar të Odës së Prizrenit.

Kjo konferencë ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer përvoja dhe ide për të forcuar më tej zejtarinë në rajon dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për sektorin e zejeve. Jemi të përkushtuar për të ndjekur këtë rrugë bashkëpunimi dhe zhvillimi të përbashkët

Nga sotë do të filloj një kapitull i ri në bashkëpunimin mes partnerëve ,përfitues të projektit gjashtë vjeqar .Ky projekt do të përqaqësoj një hap përpara në forcimin e kapaciteteve tona,në harmoni me zejtarët e vendeve mike.

Misioni i Odës së Zejtarëve do të jetë që ZEJTARIA në KOSOVË të fitojë vendin e merituar në shoqëri.

Me respekt,

Oda e Prizrenit