Në Qendrën sportive ‘’Sezair Surroi’’në Prizren, dje në orën 16 ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Të premten pasdite në Qendrën sportive ‘’Sezair Surroi’’në Prizren, në orën 16 ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga komuna e Prizrenit pohoi Nysret Bytyçi, përgjegjës i KKZ në Prizren, Ai njoftoi se mbrëmë në orën 16.oo ka filluar numri i votave dhe janë 14 ekipe që do të punojnë pa ndërpre deri në përfundim të numrit të këtyre votave. Po kështu edhe sot, ka filluar numërimi që nga ora 8 e mëngjesit dhe grupi dytë fillon nga ora 16, e kështu me dy ndërrime do të punohet deri në përfundim të numrit ët votave për kandidatë të deputetëve. Ai për Rtv Besa njoftoi se nuk ka asnjë problem dhe ka mbarëvajtje