NË VEND TË NJË IN MEMORIANI-Shkruan;Gëzim Ajgeraj
Malësisë nga dje i mungon Muharrem R. Krasniqi. Ai na iku herët nga kjo botë. U lind më 7 shtator 1961 në Malësi të Vërrinit (Lybeqevë). Shkollimin fillor dhe të mesmen e mbaroi në Prizren. Qysh herët u vu në shërbim të çështjes kombëtare dhe lëvizjeve ilegale të kohës. Ndër vite ka dhënë kontribut të madh në ngritjen dhe vetëdijen kombëtare në këto anë. Ka qene anëtar i rregullt i shoqërisë kulturo artistike; “Malësorët”, nga Malësia. Ka marr pjese aktive në demonstrata kundër pushtuesit serb. Me kohën emigroi në Zvicër ku dha kontribut atdhetar edhe atje. Gjithmonë pjese aktive e demonstratave kundër roberis serbe, neper shumë qytete e kryeqytete te shteteve evropiane. Pjesëtar dhe anëtar i SHKA” Bajram Curri”, ne Buchs te Zvicrës. Ka qene instrumentalit i mire dhe interpretues i çiftelise dhe sharkisë. Lufta e gjeti në Kosovë dhe shumë shpejte u bë pjese aktive si ushtarë i UÇK-së. Pasluftës ishte Veteran i Luftës dhe ka dhëne kontribut aktive në të mirën e fshatit dhe njerëzve në nevojë.
Ai ka njohur edhe pjese nga etnosi kulturore i zonës, dhe si tregimtar figuron edhe neper librat e etnosit për Vrrinin.
Malësia sot e kujton për një burrë me virtyte te larta njerëzore dhe me karakter shumë te forte kombëtar e atdhetar. Si bashkëveprimtarë, krahas dhimbjes qe ndjejmë, ndjejmë edhe krenari per bashkëveprimtarin dhe kontributin e përbashkët ne te mire te shoqërisë se gjere, kombit e atdheut.
Ngushëllime familjes, miqeve dhe gjithë atyre qe e ndjejne kete dhimbje.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Muharrem Krasniqi,
shpirti te paste drite e te pushoftë ne parajsë!
Lamtumirë Muharrem Krasniqi…!