Nehat Elshani-‘’ Ju falënderoj nga zemra secilin veç e veç që më besuat ‘’

0

          Të nderuar bashkëqytetarë të Prizrenit,Të dashur aktivistë të palodhur të PDK-së .Kam nderin të ju njoftoj, se sot mora rezultatin tim të zgjedhjeve të 17 tetorit ku isha ndër më të votuarit në listën e PDK-së me 702 vota, ku si rrjedhoj kam fituar besimin të jem asambleist i radhës në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Ju falënderoj nga zemra secilin veç e veç që më besuat, faleminderit për të gjithë ata që votuan Partinë Demokratike të Kosovës. Ky besim do të jetë mbi të gjitha përgjegjësi për mua dhe do të jem zëri i të gjithëve për nevojat dhe shqetësimet e juaja.

Bashkëqytetarë të dashur, kërkoj nga ju që edhe një herë edhe më fuqishëm që të mbështesim së bashku kryetarin Shaqir Totaj në zgjedhjet e ballotazhit me 14 nëntor, se vetëm me Shaqën Prizrenit do ti kthehet shkëlqimi dhe dinjiteti ashtu siq e meriton.

Faleminderit shumë,

Juaji,

Nehat Elshani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *