Nën masa të rrepta të sigurisë, Kadri Veseli sillet te selia e EULEX-it në Prishtinë

0

                                Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës në shtëpinë e tij në Mitrovicë është nisur për në Prishtinë.Veseli ka përfunduar tashmë vizitën në shtëpinë e tij pas arritjes nga Haga.Gjatë vizitës në shtëpi, ai ka qenë i shoqëruar nën masa të rrepta të përcjelljes nga EULEX-i, teksa fillimisht u ndal tek varri i nënës së tij, Ajshe Veselit, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.Kujtojmë se Kadri Veselit i ka ndërruar jetë edhe babai muaj më parë, teksa Veseli vazhdon të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *