Nga  236  kutia votimi në  Prizren janë numëruar mbi 202 kutia sonte ose nesër paradite  numërohen të  gjitha

              Në  Qendrën e numërimit të votave për kandidatët e komunës së  Prizrenit në Qendrën sportive  sipas përgjegjësit të KKZ-së Nysret Bytyçi prej 236 kutive të votave të 9 shkurtit 2025 vetëm edhe 34  kutia janë  pa numëruar , prandaj sonte vone e me së largu nesër paradite  numërohen të  gjitha këto kutia. Kurse sipas  listave   të kandidatëve tashmë të botuara pa votat e diasporës  ulësen për deputetë  supozohet  deri  tani e kanë  fituar nga LVV  Hajrullah Çeku me  21.369 vota.

 Haxhi Avdyli  me 18,187 vota,

Arbër Rexhaj 16,187  vota  dhe

 Artan Abrashi me 11 .686 vota.

Nga  Partia Demokratike e Kosovës, deri më tani  është  Nait Hasani me 21,243 vota.

Nga  LDK-ka deri më tani  ulësen e  deputetit e ka siguruar Anton Çuni  me 21 447  vota.

Por  krahas  këtyre  padyshim se  ulësen e deputetit  e fitojnë edhe  disa  deputetë nga partitë tjera  të  komuniteteve .