Nga OVL e UÇK-së i reagojnë Muratit: Do të protestojmë nëse në Kuvend del për lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale 

                                  Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati, se do të bëhet verifikimi i numrit të veteranëve me ligjin e ri, pasi nuk është i saktë.Klinaku përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar protestë në oborrin e Kuvendit, në rast së në Kuvend del për lexim të dytë projektligji që heq veteranët nga paga minimaleKlinaku ndërkaq ka reagua edhe ndaj pohimit të Muratit se ‘si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare’, çka sipas tij nuk qëndron.

Postimi i tij i plotë:

Mirë që diskutohet buxheti me qytetarë, por edhe më e mirë do të ishte që të mos bllokoheshin nga Qeveria projektet e komunave të Kosovës (pra të mos bllokoheshin qytetarët).Përsëri filluan sot që t’i bëjnë temë veteranët, e që për mendimin tim kjo bëhet vetëm për vota, prandaj nuk duhet që t’ju besohet.Sa i përket asaj se si qeveri paskan bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, absolutisht nuk është e vërtetë, sepse që nga shkresa e dërguar te kryeministri Kurti, nuk ka pasur më asnjë kontakt në mes nesh e rreth kësaj teme.Sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë, prandaj po e publikojë edhe një herë shkresën që të mos manipulohet publiku.Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dal në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit.Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht.

OVL UÇK
Faton Klinaku