Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Suharekë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite.
Sipas raportit të policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me vendim të prokurorit.
‘Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.