Një marrëveshja Kosovë-Serbi “çështje javësh”, Escobar qëndron sot në Beograd
“Çështje javësh dhe jo vitesh” e ka konsideruar i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.Escobar mbrëmë tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se dëgjuar nga kolegët evropianë se bëhet fjalë për “çështje javësh dhe jo vitesh”.Escobar tha se bëhet fjalë për “një marrëveshje për rrugën përpara”. “Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke pasur parasysh kontekstin e asaj që po ndodh, të gjithë duhet të ngrihen dhe të marrin përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon. Ne do të donim ta shihnim Kosovën që të rreshtohet më shumë sa i përket çështjeve të stabilitetit rajonal dhe kjo është mënyra se si mund ta bëjnë”, tha ai në Kanal 10.Duke folur mbi propozimin e Francës dhe Gjermanisë, që thuhet se u kanë dorëzuar liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje, Escobar tha se SHBA-ja mbështet këtë propozim dhe çfarëdo që shtetet evropiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke porositur Kosovën dhe Serbinë që të marrin seriozisht propozimin.“Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike”, tha Escobar.Escobar, ka deklaruar se më e rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE’së. “Mendoj, se njohja do të ndodhë, do të duhet të ndodhë dikur në një fazë më vonë. Çështja është për kohën se kur do të ndodhë kjo njohje. Por, ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces”, ka deklaruar Escobar.Ai potencoi se gjatë takimit me kryeministrin Kurti, ka kërkuar shtyerjen edhe për 10 muaj të afatit për ndryshimin e targave serbe, duke thënë se kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA’së, por edhe e gjithë Quintit.Escobar ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova t’i dëgjojë rekomandimet e tyre, meqë janë shtete që e përkrahin më së shumti vendin.“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngritë tensionet e që nuk na shpërqëndron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka deklaruar.Gjatë ditës së sotme Esobar do të qëndrojë për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.Takimi mes Escobar dhe Vuçiç është planifikuar për në ora 9:30 të mëngjesit, pas të cilës, siç njoftoi agjencioni serb i lajmeve Tanjug.rs, do të ketë edhe një komunikatë për media.Escobar në Prishtinë takoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit politik të opozitës, ku temë kyçe ishte dialogu i fascilituar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net