Nuk votohet rendi i ditës  ndërpritet seanca  për një datë  tjetër.

                   Seanca e parë e këtij  viti e ftuar nga  kryesuesja  Antigona Bytyçi, e ku ishin edhe  kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi  dhe në praninë  e edhe  KFOR-it dhe  asosacioneve  dhe medieve. Pasi që është mbledhja e parë e këtij viti  kryetari Totaj  uroi  gjithë të pranishmit dhe  uroi  edhe anëtaren re të kuvendit nga PDK-ja  Dafina Bllaca. Pas miratimit  të rendit të ditës  betimin  e dha kuvendarja  e re Dafina Bllaca  e cila  e dha  betimin dhe emërohet anëtare e re në kuvend. Bujar Hasani paraqiti kërkesën  për zgjedhjen e bordit të Stacionit të  autobusëve. Kryesuesja e Kuvendit tha se  ne i kemi bërë  një kërkesë  Ministrisë  përkatës edhe  posa ta marr9m përgjigjen e  fusim në rend  ditë,

Mirëpo pasi lidhur me këtë pikë  reaguan edhe kuvendarët; Shukri Quni, Karanafil Haxhillari,Selman Sokoli  dhe kuvendarë të tjerë që kjo pikë  hyjë në rend  ditë, pas kësaj kryesuesja e vendosi  që  të  qesë në votim ku  11  vota  ishin  për  votim të rendit ët ditës  e 12  ishin në kundërshtim dhe  4 abstenime, Pasi që nuk votohet rendi i ditës seanca  shtyhet për  një  datë  tjetër. Pas Kësaj  kryesuesja  Antigona  Bytyçi doli para medieve dhe  dha sqarime shtesë  lidhur me këtë  ndërprerje  të seancës pas nuk  u votua rendi i ditës

Ajo tha se javën që  vije   besohet të enjten ose me rregullore 7 ditë punë duhet të kalojnë për  mbledhjen e radhës që  pritet të ftohet./Rtv BESA/