Nxënës  e mësimdhënës e shkrimtarë të  Landovicës ,shënuan Ditën Botërore të Librit

   Sot,  pata  rastin  të isha i ftuar nga  stafi i SHMU’’26 Marsi’’ në Landovicë  për  të shënuar Ditën Botërore  të Librit. Falënderojë  stafin e shkollës   veçanërisht drejtorin Besnik Berisha  dh e profesoreshën Rilindë Bytyçi Hoti dhe gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e mrekulluar të kësaj shkolle. Bashkërisht me nxënës  ndamë momente  të bukurë  nga   pyetjet e tyre shumë  xhentile dhe  dhe  të mençura  . Pastaj bashkë krijuam një poezi  kushtuar fshatit Landovicë  dhe dëshmorëve të  këtij fshati.

Në mbarë botën, çdo 23 prill shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit. Qëllimi i kësaj ditë është të nxisë leximin dhe vetëdijesimin për librin, krijimtarinë dhe të drejtat e autorit .Ideja për shënimin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, buron nga Katalonia e Spanja, ku të gjithë atyre që blinin një libër u dhurohej edhe një trëndafil. 23 Prilli është edhe dita e lindjes apo vdekjes së shumë prej krijuesve më të njohur të botës, si:  Shekspiri, Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla, etj.Nga viti 1995, UNESCO vendosi që 23 Prilli të shënohet si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.Për shënimin e kësaj dite organizohet aktivitetet të ndryshme duke përkujtuar rëndësi e pazëvendësueshëm që kanë krijuesit dhe libri në zhvillimet socio-kulturore për një vend./QendraPress.com