Opinioni i mrs.Afrim Tejecit për qeverisjen kryetarit Shaqir Totaj . Të funksionalizohet Parku i biznesit

               Edhe ky vit si vit tjera ka pasur ngecje me projektin e Parkut Biznesit! I pafalshëm është vonesa e projektit, gabimi ma i madh në Prizren është mos funksionalizimi i këtyre Zonave. Stabiliteti politik i shtetit varët shumë nga qëndrueshmëria i tij ekonomike, për të pasur një shtet ma stabil politik duhet të kemi një shtet me qëndrueshëm ekonomik. Vitet që e lam pas ishin vite plotë sfida të natyra të ndryshme me të cilat u ballafaqua ekonomia a e në veçanti sektori privat. Sfida ma e vështir dhe afatgjatë që do të gjendet para nesh jo vetëm vitet të ardhshme por një kohë të gjatë, ka të bëj, më shëndrimin e vendit tonë në nivel ekonomik të qëndruëshem.  Ku sektori privat duhet të jetë i qëndrueshëm .Ku burim kryesor i punësimit duhet të jetë sektori privat. Të jepet mundësi Arsimit profesional në theks të veçante për të siguruar kuadër profesionale mbasi mungesa fuqisë profesionale është sfide për biznese dhe problem ma i madh i sektorit privat të biznesit në shekullin ekonomisë. Shkollimi dhe Aftësimi profesional do të plotësonte nevojën e tregut, do e zbuste dukshëm papunësie dhe njëherësh do të ishte një përmbushje e rëndësishme e njërit nga kriteret të cilët kërkojnë edhe investitorët e huaj ,që mund të jetë potencial investimi në vendin tonë. Pa funksionalizinim e zonave industriale dhe parkut e inovacionit( zbritjen e çmimit të qirasë) nuk ka zhvillimi ekonomik. I vetmi vend i punësimit janë këto Zona Industriale dhe Parku i Inovacionit i cili do të ndihmonte bizneset dhe ekonominë e komunës e Prizrenit në të kundërtën do të vazhdon të jetë ekonomia ma e rënduar. Koncepti i Zonave dhe Parkut në Prizren parasheh përfshirjen në sektorëve me potencial të madh për zhvillimin dhe krijimi vendeve të reja punës. Ky projekt duhet të jetë prioritet mbi prioritete dhe të jepet mundësia bizneseve sa ma shpejt të investojnë dhe të krijojnë vende të reja te punës.  Me ketë trend të ikjes të rinjve do të kemi edhe mungesë të theksuar të fuqisë punëtore si pasoja e rrethanave. Shpresojmë qe sa ma shpejt ky Park te jepet investitorëve, bizneseve qe të krijojnë vendet të punësimit dhe një mirëqenie më të mirë. Prioritet të Presim nga kryetari qe te ketë bashkëpunëtor profesional dhe ne emërimin e drejtoreve te jen njerëz me eksperiencë ne ato fusha ,se do te varet Sham edhe nga puna e drejtoreve zhvillimi i qytetit .Shpresojmë qe ketë kryetari do ta ketë parasysh/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.