OVL e UÇK-së: Deklaratat e Gërvalles janë shqetësuese për ne

0

Intervista e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në një medium zviceran ka dhënë një intervistë ku është ngjallur shumë debat në Kosovë.Së fundmi ka reaguar edhe Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.“Për ne si OVL UÇK janë shqetësuese deklaratat e Ministres së Jashtme, pavarësisht i mohon apo jo ato. Natyrisht se kjo do të duhej të ngrinte padi ndaj këtij medium, por para se gjithash nuk është punë e një ministre të Jashtme të flet për vrasje apo krime se ajo është punë e drejtësisë”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.Klinaku thotë se Gërvalla edhe kur ka qenë qytetare e thjeshtë nuk ka pasur të drejtë të flet për vrasje e krime, e lëre më tash që është në pozitën e krye diplomates.I pari i OVL UÇK-së thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës janë bërë akuza e kundër akuza për vrasje.“Këto deklarata nuk dëmtojnë vetëm imazhin e UÇK-së, por vet imazhin Kosovën. Ministrja edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit ka bërë akuza të tilla në vend se të mbrojë Kosovën. Dihet se në Kosovë masakra dhe vrasje ka bërë vetëm Serbia”, deklaroi Klinaku./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *