Përkujtohet  heroi Gani Xhemë Paçarizi dhe veprimtaria e sajë.

              Kryetari i OVL e UÇK –dega në Prizren Isa Berisha, njofton  se sot, bëmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, në përkujtim të dëshmorit Gani Xhemë Paçarizi, i cili ra heroikisht në fushën e nderit më 18 korrik 1998, duke mbrojtur atdheun, lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Me krenari dhe respekt të thellë e kujtojmë sakrificën e tij, ashtu si edhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Ata nuk kursyen as jetën për idealin e lirisë, ndërsa ne sot jetojmë dhe frymojmë të lirë falë gjakut dhe flijimit të tyre.

Përulje e nderim para veprës së pavdekshme të dëshmorëve. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, nderim veteranëve të UÇK-së dhe mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan në çlirimin e Kosovës.me këtë rast lidhur më figurën madhështore të Gani Xhem Paçarrizi ka folur gjeneral Selim Krasniqi.Në këtë  përkujtim morën pjesë edhe  përaqësies të shoqatava të dal nga  lufta  ish  luftëtarë dhe familjarë.