Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Rrënoja

————————

Rrënoja të shpirtit tim

ku ende kërkoj grimca gëzimi.

Ç’fat më gëzoi rininë

e ç’dhimbje më solli gëzimi?!

Rrënoja të trupit tim

ku mbledh ende grimca jete.

Ç’fat të jetoja lirinë

e ç’burgje më ngriti për veten!

Rrënoja të trurit tim

ku ende kërkoj shpjegime.

Ç’fat që të njihja njerinë

e të doja sado pak veten time!

QendraPreess/