Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

“Tjegulla që flasin”

—————————

A di çka shtëpi?

Për çdo tjegull,

një copë shpirti më është pjekur.

Të mbylli me hallet e mia përbrenda,

le të çahen muret,

sa më çahet zemra!

A di çka moj orë?

Herë ngecë herë fluturon,

me forcë shkëmbi në mallë më dëbon,

ku vajtoj, askush s’dëgjon.

A di çka e shenjta jetë?

S’të jam frikësuar ndonjëherë.

Sikur rrufe mbi shkëmb përsëri bjerë,

për hirë t’durimit

më kurse njëherë!

/QendraPress/