Policia në Prizren shqipton 33 tiketa trafiku

0

                                Policia Rajonale në Prizren ka shqiptuar 33 tiketa trafiku pas fillimit të zbatimit të planit operativ për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.Në njoftimin e policisë tregohet se ky aktivitet i policisë po bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve të Prizrenit.“Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.Andaj, drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara të njësisë së komunikacionit rrugor dhe njësi tjera policore’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PolicisëTutje ata kanë njoftuar se ky aktivitet do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *