Presidenti Erdoğan viziton Shqipërinë, pritet me ceremoni nga Begaj.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Ceremonia shtetërore e pritjes është mbajtur në selinë e Presidencës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të dyja vendet. Pas ceremonisë së pritjes ka filluar takimi kokë më kokë Erdoğan-Begaj, dhe më pas mbahet takimi mes delegacioneve. Pas takimit dypalësh me kryeministrin Edi Rama, mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe konferenca për mediat, ku nënshkruhen disa marrëveshje.
Në fund të vizitës, së bashku me zyrtarët nga të dy vendet, presidenti Erdoğan inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin financiar të Turqisë.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, kryediplomati turk Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, si dhe kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbaş.