Prizreni i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit më 20 shtator.

Komuna e Prizrenit do t’i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit – World Cleanup Day 2026, e cila do të mbahet më 20 shtator 2026.
Me këtë rast, Komuna ka ftuar qytetarët, shkollat, bizneset, organizatat, institucionet dhe vullnetarët që t’i bashkohen aksionit të përbashkët për pastrimin e hapësirave publike, eliminimin e deponive ilegale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Aksioni do të zhvillohet në lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Prizrenit.
“Le të bashkohemi për Prizrenin më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Aksioni synon të mobilizojë komunitetin për një mjedis më të pastër dhe të ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së hapësirave publike.