Prizreni krijoi ura bashkëpunimi në fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës e të sportit mes Prizrenit dhe Portos -Portugli
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj priti sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira, me një delegacion të gjerë me biznesmenë portugezë, me ç’rast nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen, inkurajimin dhe krijimin e urave të bashkëpunimit në fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës e të sportit mes Prizrenit dhe Portos.
Me iniciativë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ky Memorandum hapë rrugë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta konkrete me synim krijimin e beneficioneve për të dy popujt, sidomos për të rinjtë.
“Porto është një qytet që i ngjanë Prizrenit me kulturë, histori unike dhe traditë, që do të jetë kënaqësi ta zgjerojmë bashkëpunimin me këtë qytet evropian me vlera” – u shpreh Kryetari Totaj.
/www.QendraPress.com/