Provimit të Maturës Shtetërore në Prizren i nënshtrohen 663 maturantë në 6 qendra testimi

0

                 Ministria e Arsimit,sot në  gjithë  Kosovën edhe në  Prizren ka  organizuar  afatin e dytë, testimit  ku pritet  t’i nënshtrohen rreth gjashtë mijë e 700 maturantë në 68 qendra të testimit, kurse do të angazhohen rreth 200 komisionarë .Sot  kryetari i komunës së  Prizrenit Mytaher  Haskuka dhe  drejtoresha e  Arsimit  Xhemile Vezgishi kanë  vizituar  mbajtjen ne këtyre testeve  fillimisht në  Shkollën Fillore ‘’ Abdyl Frashëri’’ e më  vonë edhe në  ate  të mesme ‘’11 Marsi’’.Me këtë rast  kryetari Haskuka tha se sot jemi duke  pa nga afër  organizimin e këtyre testeve dhe urojë që   suksesi mos të mungojë

Drejtoresha   e arsimit Xhemile  Vezgishi me këtë rast ka uruar  nxënësit dhe  tha se në këtë afat Testit të maturës në  Prizren po i nënshtrohen 663 maturantë në 6 qendra testimesh, Nga këta 567 janë  shqiptarë, 82 maturantë  boshnjakë  dhe  14 turq, besojë se  mbarëvajtje ka shkuar sipas planifikimit dhe nuk ka pasur probleme tha ajo.

MASHTI ka bërë të ditur se rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 8 shtator 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *