Punëtorët e QKUK-së në protestë të mërkurën që vjen, kërkojnë rritje pagash
Shoqata Sindikale e QKUK-së ka njoftuar se do të protestojnë të mërkurën, më 21 shtator, nga ora 10:30.Ata kërkojnë rritje page për punëtorët shëndetësorë për 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të pagave, raporton Zeri.info.“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me 13.09.2022, u vendos që ditën e mërkurë, më 21.09.2022, në orën 10 e 30, para Qendrës Emergjente, të mbahet protestë simbolike me kërkesat: Rritje pagash për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023. Këto kërkesa adresohen me arsyetim: për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, rritja e inflacionit mbi 19%, i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet në njoftim.Kjo shoqatë ka mbështetur po ashtu edhe grevën e përgjithshme në sektorin publik, që filloi nga data 25 gusht. /Zëri