Quni ‘nuk ka kohë’ të merret me deklaratat e Haxhi Avdylit

0

Kreu i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, deputeti Anton Quni ka thënë se “nuk ka kohë” të komentojë deklarimet e Haxhi Avdylit të Listës Guxo, i cili tha se votat e “disa rugovistëve” përcaktuan fitoren e Shaqir Totajt të PDK-së në Prizren.Quni, në një prononcim për Paparacin të hënën, nuk dëshiroi të komentojë deklaratën e Avdylit.“Fare s’kam vullnet me humbë kohë e me komentu deklarimet e tilla”, ka thënë Quni për Paparacin.Ndërkaq, Avdyli tha sot se “disa rugosvistë dhe po ashtu aktivistë të LVV-së” janë dy grupacionet politike që bashkëpunuan me koalicionin PDK-AAK-NISMA, për ta mposhtur Mytaher Haskukën, kandidatin e LVV-së për kryetar të Prizrenit.Avdyli, tha sot se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dëshmoi për koalicionin e të gjithëve kundër Haskukës në Komunën e Prizrenit.Ai u shpreh se do t’i bëjë opozitën pushtetit të ri në Komunën e Prizrenit, për të cilin shprehu dyshimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *